MENU
klinika

Shkaku është Kina?

Sulm në konsullatën kineze në Pakistan/ 4 të vdekur

23.11.2018 - 16:25

Katër persona janë  vrarë si pasojë e një sulmi në konsullatën kineze në qytetin port të Pakistanit, Karaçi.

Militantët separatistë që kundërshtojnë projektet e investimeve kineze në Pakistanin perëndimor thonë se ata kryen sulmin.

Në një tjetër incident të premten, të paktën 30 vetë u vranë në një sulm me bombë në Pakistanin verilindor. Shpërthimi ndodhi në lagjen Orakzai.

Minoriteti shiit i Pakistanit shpesh është vënë në shënjestër nga ekstremistët sunitë.

Çfarë ndodhi në Karaçi?

Tre persona të armatosur u përpoqën të hyjnë në konsullatë por u ndaluan nga rojet në një pikë kontrolli, thanë njoftimet. Dy prej të vrarëve në sulmin ishin oficerë policie.

Dëshmitarët okularë raportuan se po shihnin një shpërthim, dhe kanalet televizive lokale transmetonin imazhe të tymit.

Një grup separatist, Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit, tha se kishte kryer sulmin.  Gjatë viteve, projektet e ndërtimit dhe punëtorët kinezë në Balochistan janë shënjestruar vazhdimisht nga militantët. Kohët e fundit, një bombardim në muajin gusht plagosi një numër të inxhinierëve kinezë.

kolana e librave

Deri më tani, asnjë nga incidentet nuk ka qenë mjaft i madh për të kërcënuar qëndrueshmërinë e investimeve kineze në vend. Por ky është një nga sulmet më të tmerrshme deri tani.

Çfarë po bën Kina në Baluçistan?

Baluçistan është një rajon me popullsi të paktë dhe ka mbetur zona më e varfër e Pakistanit pavarësisht se është e pasur me rezerva të gazit dhe qymyrit, si dhe bakër dhe ar.

Nacionalistët e Baluçistanit kanë akuzuar gjatë qeverinë për shfrytëzim.

Zona është në qendër të një projekti ambicioz kinez, Korridori Ekonomik i Kinës së Pakistanit (CPEC). Korridori është një project investimesh të mëdha nga Kina në infrastrukturën pakistaneze, të cilat synojnë të lidhin krahinën e Xinjiangit perëndimor me portin e detit Arab të Gwadar në Balochistan, si pjesë e iniciativës One Belt, One Road.

Kina ka investuar miliarda në Pakistan, dhe mijëra shtetas kinezë vizitojnë vendin për të punuar në projekte të KKPK-së apo ndërmarrjeve të tjera të biznesit.

Sulmi në konsullatë është veçanërisht i rëndësishëm, sepse ndodhi në Karaçi, kryeqytetin tregtar të Pakistanit, dhe jo në provincën e largët ku qëndrojnë militantët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një konflikt ende i pazgjidhur

Çfarë i pengon marrëdhëniet Indi-Pakistan?

A do të zëvendësojë Kina SHBA-në?

SHBA-Pakistan po “ndahen” përfundimisht?