MENU
klinika

Ergys Kaçe i shënoi Olympiacos

Supergoli i Kaçes, kur jo gjithmonë fiton parája…

12.11.2018 - 11:48

Panathinaikos ka barazuar dje 1-1 me Olympiacos ku mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, arriti shënonte një supergol në derbin e Athinës. Në një prononcim për mediet greke, mesfushori Kaçe, u shpreh se në futboll nuk fiton gjithmonë parája.

Mesfushori shqiptar ka një rekord në stadiumin “Karaiskakis”, duke qenë se në katër takimet e fundit që ka luajtur atje, nuk ka humbur asnjëherë. “Do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar sot.

Nuk luajtëm mirë dhe nuk kemi treguar atë që kemi treguar në ndeshjet e tjera. Kemi luftuar deri në fund, por barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi edhe Olimpiakosi na shtyu para dhe kishte disa raste.

Gjëja më e rëndësishme për ne, është të bëjmë mirë. U trondita kur pashë dëmtimin e shokut të skuadrës. Kur sheh shokun tënd që rrëzohet dhe është në një gjendje të tillë, shokohesh.

Krijuam disa raste, por bëmë edhe shumë gabime. Kemi bërë kaq shumë gabime, sidomos kur kemi pasur topin. Është për të ardhur keq që nuk kemi fituar, sepse kemi luftuar deri në fund dhe në fund kemi pësuar në minutën e 95.

Në futboll, shpesh herë ekipet luajnë për anën financiare, por jo gjithmonë fiton parája. Nëse nuk do të ishim në këto pozita në klasifikim, gjithçka do të ishte më e lehtë”, – ishte prononcimi i Kaçes, i cili sot është nisur për në Shqipëri, ku do të grumbullohet me ekipin kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për ndeshjen ndaj Skocisë

Tjetër rikthim në Kombëtaren shqiptare