MENU
klinika

Deklarata

Takimi i qeverive/ 9 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

26.11.2018 - 12:49

Pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, ministrat e kabineteve, por jo vetëm kanë hedhur firmat në 9 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të implementohen kryesisht në 6 muajt e parë vitit të ardhshëm.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, shefi i qeverisë shqiptare riktheksoi se mes dy shteteve nuk do të këtë asnjë barrierë penguese. Ai i kërkoi Serbisë të mos bëjë viktimën dhe miqve europianë të mos tregojnë përralla.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në konferencë se “kemi arritur rakordim për 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta”. “Kemi objektiva përpara nesh. Një studim analitik për shqiptarët nga viti 2025”.

Nga ana tjetër Rama riformuloi arritjet e takimit të përbashkët.

Ishte mbledhje me rëndësi të veçantë në një moment të veçantë dhe më vjen shumë mirë të nënvizoj se në vazhdën e mbledhjeve mes dy qeverive është mbledhja me produktin më konkret pasi proceset e nisura në mbledhjet e mëparshme janë në fazë materializimi. Procesi i heqjes së barrierave tarifore dhe jo tarifore. Psh. një nga elementët, 42 certifikata dhe dokumente vetëm në fushën e shkëmbimeve tregtare që lidhjen me gjënë e gjallë apo produktet bujqësore ashtu si do hiqen dhe të tjera. Si do bëhet njohja e ndërsjelltë e patentave dhe në pikat e kalimit kufitar të vlerë vetëm dokumenti i njërës palë. Ky është një hap i madh, shembullor dhe ne ua ofrojmë këtë shembull gjithë rajonit. Është gjëja që duhet bërë mes vendeve të rajonit. Kush e sheh bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë me sytë e së shkuarës është i ftuar ta shikojë me sytë e së ardhmes”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe me reaksione negative sapo Kosova duhet të marr një certifikatë hyrje në institucionet ndërkombëtare duke përmendur ‘luftën” e Serbisë që Kosova të mos hynte në Interpol.

konference-për-shtyp rama haradinaj
konference-për-shtyp rama haradinaj

Serbia shkon në të kundërt e asaj që është rruga e së ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga marrëveshja e roamingut dhe duke na detyruar ne ta bëjmë bashkë, Shqipëria dhe Kosova.
Pika kufitare e Morinës, ku krijohen radhë të gjata që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave do të kthehet në një pikë fluide të kontrollit të përbashkët. të dyja policitë dhe doganat do operojnë me një pikë dhe do krijohet mundësia e lëvizjes së lirë. Ashtu si do donim ta shihnim një orë e më parë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në BE. Është e papranueshme që mbahen peng i zgjedhjeve në institucionet europiane.
Kosova duhet të bënte demarkacionin, një shtesë kati pa leje si të thuash, Kosova e bëri dhe tani ‘prit njëherë se kemi ca halle këtu se na mërziten ekstremistët’. Kjo është e papranueshme. Ne sidoqoftë jemi gjallë nuk kemi vdekur akoma dhe në këtë aspekt do vazhdojmë të çojmë përpara proceset për shqiptarët”, tha Rama.

Ai shpjegoi se dokumenti analitik është një dokument që synon të krijojë vizionin strategjik 2025, 2030, 2035.

“Nuk na detyron kush të gëlltisim njëri-pas tjetrit akte që i bien ndesh filozofisë sonë të bashkëpunimit. Ne jemi të vendosur për bashkëpunim strategjik me Serbinë por Serbia s’mund të ketë dy fytyra. Serbia bllokon mallrat e Kosovës se i do Kosovo-Metohia. Metohinë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës.
Serbia nuk ka pse të bëjë viktimën. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin. Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti. Është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë. Vazhdojmë të jemi 100% në mbështetje të Kosovës”, tha Rama.

Ai theksoi se tani Kosova është e pavarur dhe kjo është e padiskutueshme. “Nëse ata duhet të vazhdojnë ta diskutojnë le ta bëjnë është puna e tyre. Ne do ecim dorë për dore dhe krah për krah si shqiponja dy krenare”, përfundoi kryeministri.

Marrëveshjet e firmosura mes dy kabineteve qeveritare:

1)Njohja reciproket e patentë shoferëve, e firmosur nga dy ministrat e Infrastrukturës.

2)Marrëveshja doganore dhe në fushën e borxhit publik, ministri Arben Ahmetaj dhe Bedri Hamzaj.

3)Damian Gjinkuri dhe Valdrin Lluka firmosin marrëveshjen e heqjes e Rooming.

4)Ministrja Nikolla dhe homologu kosovar nënshkruajnë bashkëpunim në fushën e rinisë.

5)Ministri shëndetësisë së Kosovës Uran Ismajli dhe Ogerta Manastiliu nënshkruajnë marrëveshje në fushën e shëndetësisë.

6) Ministri i Kosovës Vesel Krasniqi dhe Niko Peleshi nënshkruajnë marrëveshjet në fushën e bujqësisë.

7) Krerët e dhomave të tregtisë, firmosin një marrëveshje bilaterave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

8) Drejtorët e Drejtorisë së përgjithshëm të pronësisë industriale i Kosovës dhe Shqipërisë firmosin marrëveshje bashkëpunimin këtë sferë.

9) Firmosja e dokumentit strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjendet trupi i pajetë i të riut! Në pranga autori

Hodhi nga ura shokun dhe fshehu krimin, policia zbardh vrasjen

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!