MENU
klinika

Reagimi i Konfindustrisë

Taksa për Serbinë, prodhuesit tanë “fërkojnë duart”

25.11.2018 - 11:31

Konfindustria e Shqipërisë mbështet vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksimit ndaj prodhimeve me certifikatë të origjinës serbe. Madje, sipas Konfindustrisë , kjo lëvizje ishte e vonuar dhe mbështetur në parimin e reciprocitetit, ato janë në përputhje edhe me marrëveshjet e tregtisë së lirë të nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor si CEFTA dhe MSA.

Konfindustria pretendon se një pjesë e madhe e prodhimeve me certifikatë origjine serbe janë të subvencionuara dhe kanë natyrë të pastër dumping në kundërshtim të hapur me rregullat e tregtisë së lirë.

“Parimi i reciprocitetit në marrëveshjet e tregitsë lirë ndërmjet vendeve janë shkelur qartë nga Serbia në rastin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, por edhe Shqipërinë. Shembulli më i qartë është bllokimi prej shumë vitesh nga ana e Serbisë i vënies në shfrytëzim i linjës së transmetimit 400kv të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Projekti ka kushtuar afër 80 milionë euro dhe do t’i shërbente jo vetëm Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe gjithë projektit europian të ndërtimit të rrjetit të përbashkët të energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë,” thotë administrator i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, humbjet që shkaktohen nga pengimi i vënies në punë të linjës së energjisë janë me dhjetëra milionë euro në vit për Kosovën dhe Shqipërinë.

Konfindustria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të marrin në shqyrtim zbatimin e parimit të reciprocitetit në politikën tregtare me Serbinë, nëpërmjet vendosjes së taksave për importet me origjinë serbe, nisur nga rasti i pashembullt i pengimit, krejtësisht të paarsyeshëm dhe në shkelje të qartë të marrëvëshjeve ndërkombëtare, të vënies në punë të linjës rajonale të energjisë elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Taksa 100% për mallrat serbe

BE-Kosovës: Anuloni menjëherë vendimin


Nga ulja e inflacionit, tek rritja ekonomike, ja arsyet

DW: Ekonomia gjermane ende s’po merr vrull!

Ekspertja e ekonomisë jep detajet e rëndësishme nga skema e re

Pesë mënyrat për të rritur pensionin