MENU
klinika

Paketa fiskale 2019

“Të hiqet taksa për pagat deri 40 mijë lekë”, tërhiqet mazhoranca

27.11.2018 - 19:19

Më herët deputetët e mazhorancës propozuan heqjen e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, ndërkohë që ditën e sotme ata janë tërhequr.

Mësohet se kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka votuar kundër disa propozimeve të qeverisë për paketën fiskale, ndërkohë që mbledhja drejtohej nga sekretari Anastas Angjeli.

Braçe shkoi në mbledhje gjatë gjysmës së votimit të paketës fiskale, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nen paketën fiskale 2019.

Kujtojmë se ka qenë Braçe dhe deputetja Blerina Gjylameti ata që propozuan pragun 40 mijë lekë për pagat.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!