MENU
klinika

Nga Elona Agolli

‘Të pashë në ëndërr sot…’/ Letër për babain

30.11.2018 - 22:04

Të pashë në ëndërr sot, ditënatë e martë, 27 nëntor, 1 ditë para festës së Flamurit . Ishe ulur në një karrige në një verandë të lartë pa dritare e xhama, nga ku kishe dëshirë të shihje qytetin.

Kishe ftohtë babushi im, paçka se rroba të trasha i kishe të veshura. Unë vrapoja e merakosur të gjeja një batanije të ta hidhja krahëve e të mbuloja mesin . E gjeta në një recepsion hoteli, ku radha ishte e gjatë , por pritja ime shumë e shkurtër. Pasi dashuria për ty ishte e pamatë dhe asnjë pengesë nuk mbante furinë e saj.

Erdha, të gjeta duke më pritur; të hodha krahëve mbulesën. Të mbështolla me ngrohtësi babushi im .

Të lashë ngrohtë…

Nga Elona Agolli