MENU
klinika

Komedia Shqiptare

Teatri ‘’Petro Marko’’ sjell komedinë ‘’Sundimi i Gruas’’

23.11.2018 - 15:31

Teatri ‘’Petro Marko’’dhe Qendra e Kulturës dhe Artit Vlorë në fundjavë do të vijë ndryshe.

Në datat 23, 24, 25 nëntor në orën 18: 00 do të shfaqet komedia ‘’Sundimi i Gruas’’ e kroatit Miro Gavran dhe me regji të shqiptares nga Kosova të Marigona Ferratit. Kjo shfaqie ka qenë e pëlqyer shumë nga publiku vlonjat dhe ai gjirokastrit ku është shfaqur më parë.

Subjekti i kësaj komedie vjen si një ndodhi brenda një shtëpie ku në qendër të dialogut është një grua në moshë të mesme. E martuar me burrin e dytë të saj, ajo padashur përjeton një panik të madh nga rikthimi i ish-burrit të parë që vjen nga burgu.

Ai ka dalë i pafajshëm dhe kërkon një strehë, përfundon si për ironi të fatit në një banesë me ish-gruan e bashkëshortin e ri.

Kësaj situate tragjike në sytë e gruas, i shtohet edhe një situatë tjetër që vjen aq në mënyrë për të qeshur me miqësinë midis bashkëshortit të ri dhe atij të vjetër. Situatat vazhdojnë e të mbajnë të mbërthyer deri në fund të shfaqies.

Kjo komedi vjen një lojë mjeshtërore dhe elegancë në syrin e publikut,  ku interpretojnë D. Çaushi, A. Islami. M. Caushi dhe S. Dalipi.

Bileta është 200 lekë, ata që nuk e kanë parë akoma duhet të shpejtojnë që të shohin një komedi që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN