MENU
klinika

Ndjesa e Gjykatës Sportive

Tërhiqet CAS: Po, Skënderbeu ka apeluar!

15.11.2018 - 19:42

Konfuzion në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS). I gjithë kaosi i krijuar një ditë më parë mbi çështjen Skënderbeu dhe mungesën e një apelimi nga klubi korçar është hedhur sërish poshtë nga vetë gjykata me e lartë e drejtësisë sportive.

Në fakt ishte e çuditshme që klubi korçar të mos e kishte apeluar një dënim të tillë, e cila do të ishte fundi për Skënderbeun. Presidenti Ardjan Takaj, një ditë më parë, deklaroi se ishte absurde.

Dhe përgjigja e dytë e CAS ishte po aq befasuese, pasi një gabim i tyre, një mungesë komunikimi, prodhoi një lajm që bëri shumë zhurmë: “Sa i përket kësaj çështje, si pasojë e mungesës se komunikimit të brendshëm ti u informove se nuk kishte asnjë çështje te regjistruar mbi këtë teme, ndërkohë që përgjigja korrekte ishte se nuk është regjistruar asnjë datë mbi seancën.

skenderbeu
skenderbeu

Pasi kontrolluam të dhënat në të vërtetë është e qartë se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeut dhe UEFA në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit të UEFA me 26 prill.

Ju kërkojmë ndjesë për gabimin në mesazhin e parë dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrave është emëruar” – lexohet në përgjigjen e CAS, e publikuar nga “News 24”.

Lajmi i dytë shfuqizon të parin, lajmi i mirë është që Skënderbeu vijon të besojë në pafajësi, ndërsa për CAS ky pa diskutim ky është një “autogol” i pahijshëm për një nivel të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN