MENU
klinika

Spostim i përhershëm

Tërmeti zhvendos ishullin Zakinthos 3 centimetra

04.11.2018 - 20:10

Tërmeti i fuqishëm i përpara disa ditëve e ka zhvendosur në mënyrë të përhershme ishullin grek të Zakinthos me të paktën 3 centimetra në jugperëndim.

Studiuesit e kanë vene re këtë spostim pas analizimit të pamjeve satelitore, të përfituara nga programi i vëzhgimit Copernicus Earth . Dr Athanassios Ganas i institutit të gjeodinamikës pranë observatorit kombëtar grek në Athinë, citohet nga “Euronews” të pohojë se nuk është vene re ndonjë zhvendosje vertikale, vetëm horizontale.

zakinthos-konica.al
zakinthos-konica.al

Shkencëtarët ndërkohë po përpiqen të përcaktojnë nëse lëvizje të ngjashme prej tërmetit me magnitudë 6,4 mund të kenë pësuar edhe masive të tjera tokë aty pranë.

Autoritetet greke shpallen gjendjen e emergjencës pas tërmetit të fuqishëm që u ndje deri në Shqipëri, Itali e Libi. Epiqendra e tij ishte 50 km larg brigjeve të Zakinthos, në një thellësi prej 10 km.

Prej lëkundjeve të dhunshme u dëmtuan porti i ishullit dhe një manastir i shekullit të 15-të, por fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë

Lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Tërmeti 6.8 ballë ‘shkund’ Greqinë


Greqia mban hapur mundësinë me Turqinë

Dialog? Dendias: Ndodh vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet

Kërkon ndihmë nga Shqipëria!

Greqia nuk ka punëtorë sezonalë

“Mbante gati dorën në këmbëzën e pistoletës”

Si drejtonte shqiptari “Esko” grupet kriminale në Athinë