MENU
klinika

Në Fushë-Krujë

Terrorizoi fshatin me automatik, arrestohet i riu

01.11.2018 - 13:26

Policia e Krujës ka vënë në pranga një të ri i cili ka terrorizuar fshatin duke qëlluar me automatik. Sipas të dhënave zyrtare, kanë qenë banorët ata që kanë bashkëpunuar me policinë për kapjen e të riut.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

policia-mat-konica.al
 

Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike

E rëndë në Durrës, familjarët gjejnë pa jetë 29-vjeçaren

I mori jetën bashkëfshatarit

Arrestohet pas dy ditësh Klodian Keqi

"Do jetë më i madhi në Mesdhe"

Porti i Durrësit, Rama publikon projektin 3D

"Ja si janë shtuar turistët"

Turizmi, Rama publikon shifrat