MENU
klinika

Grada ‘Komisar’

Testimi i policëve/ Zhvillohet konkursi për herë të dytë

20.11.2018 - 12:39

Sot do të rizhvillohet konkursi për gradën ‘Komisar’, pasi testi i parë u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar.

Me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

kolana e librave

Konkursi do të zhvillohet për 4 ditë me radhë, ndërsa në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Po ashtu mësohet se ata do të jenë të ndarë në 4 grupe sipas drejtorive.

Mësohet gjithashtu se konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merr fund kalvari i gjyqeve

Hapet konkursi për gradat në Polici