Mediat serbe e kanë quajtur skandaloze radhitjen e mysafirëve në manifestimin qendror, përballë Portës Triumfale në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të marrëveshjes që i dha fund Luftës ë Parë Botërore, në një vend ishin krerët shtetërorë të më shumë se 80 shteteve, duke vlerësuar se nikoqiri e ka nënçmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kurse kanë favorizuar presidentin Thaçi, i cili ishte ulur në binën kryesore ku ishin liderët kryesorë botëror.
Derisa në mesin e rreshtit të parë të binës ishin ulur mikpritësi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe mysafirët kryesorë, presidentët amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, menjëherë pas tyre në rreshtin e dytë, ishte president i Kosovës, Hashim së Thaçi, shkruan media serbe N1.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ai nuk e di se si është përcaktuar radhitja e uljes në binën për të shënuar 100-vjetroin e Armëpushimit mes Francës dhe Gjermanisë, që shënon edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se “nuk kishte vend të krijohej një skandal”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë qendrore në Paris ishte ulur në rreshtin e dytë, menjëherë pas Donald Trumpit, Angela Merkelit dhe Vladimir Putinit. /Konica.al/