MENU
klinika

Kë do të marrë Panucci?

Thyen dorën, Kombëtarja humbet titullarin

08.11.2018 - 18:19

Christian Panucci shpalli dje listën e futbollistëve që do të jenë për ndeshjet e radhës, atë me Skocinë dhe Uellsin, e para zyrtare për Ligën e Kombeve, e dyta miqësore. Por një lajm i keq ka mbërritur sot nga Danimarka e largët për ekipin kuqezi.

Mesfushori i Vejle Boldklub, Ylber Ramadani, ka thyer dorën. Mediet daneze kanë ngritur alarmin se ekipi i tij dhe trajneri Adolfo Sormani nuk do ta ketë në dispozicion ditën e diel kundër gjigantëve të Midtjylland, por për ekipin tonë ka një problem tjetër.

22-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion kundër Skocisë dhe Uellsit. Ai theu dorën në ndeshjen ndaj AC Horsens të fituar me rezultatin 3-1. Shqiptari luajti për 90 minuta dhe duroi të mbyllte ndeshjen me dhimbje të mëdha.

ramadani
ramadani

Të mërkurën, ai iu nënshtrua një operimi shkruan sajti danez Vejle Amt’s Folkeblad. I riu është një nga mesfushorët premtues me origjinë shqiptare, por deri tani nuk ia ka dalë mbanë të bëjë mirë me Kombëtaren. Panucci duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij tashmë.

Në ekipin e Veljes, Ramadani është shumë i rëndësishëm, pasi luan çdo ndeshje si titullar. Ai i ka kaluar pritshmëritë e drejtuesve të klubit, pasi erdhi si një “mister X” nga Shqipëria, por ia doli të tregonte vlerat e tij duke ngjitur Vejlen në elitën e futbollit të Danimarkës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN