Një tjetër simbol kuqezi është shpalosur në stadiumet e Beogradit. Pas dronit të 14 tetorit 2014 me figurën e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit, tani radhën e ka pasur Adem Jashari të shfaqet në mes të Serbisë.
“Tifozat Kuq e Zi” janë tifogrupi kryesor i Kombëtares shqiptare dhe para ndeshjes që Kombëtarja jonë do të luajë përballë Skocisë, kanë bërë një vizitë ndryshe. Në një vend që nuk janë aspak të mirëpritur, në “Marakanën” e Beogradit, madje jo vetëm kaq.
Ata edhe janë siguruar që të kenë me vete një poster ku duket komandanti legjendar Adem Jashari së bashku me mbi shkrimin: “Shqipëria do të bëhet”.
Postimi është bërë nga vetë faqja zyrtare në “Facebook” e këtij tifogrupi, ku shkruhet: “Jemi edhe këtu”.