MENU
klinika

E publikon vetë ish-kapiteni

Tifozi polak i Canës i shkruan letër: Heroi im…

27.11.2018 - 17:06

Lorik Cana është padyshim një nga lojtarët që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ata që e kanë ndjekur Kombëtaren shqiptare. Kapiteni legjendar ka luajtur për disa skuadra, por një karrierë të suksesshme ai ka pasur edhe në Francë ku ka bërë shumë fansa për vete.

I tillë është edhe një fans i tij, por këtë herë nga Polonia, ku një fans i ka shkruar:

“I dashur z. Lorik Cana, do të doja t’iu jepja gjithë vlerësimin tim dhe t’iu përgëzoja për suksesin në futboll. Unë jam fansi juaj më i madh prej shumë vitesh tashmë, që nga koha kur luanit për Olimpikun e Marsejës.

lorik cana marseille
lorik cana marseille

Më vonë ndoqa me shumë pasion dhe entuziazëm hapat e karrierës tuaj, duke parë të gjitha ndeshjet ku ju luanit për klubet e huaja dhe për kombëtaren tuaj.

Ju ishit futbollisti im i preferuar, inspirimi dhe heroi im i fëmijërisë. Prandaj do të doja që t’iu kërkoja me mirësjellje që të më dërgonit një fotografi tuajën së bashku me një autograf. Për mua ka shumë vlerë.

Do t’iu isha shumë mirënjohës dhe i lumtur. Do të plotësonit ëndrrën time. Shumë faleminderit për mirësjelljen dhe gjithë emocionet që më keni dhuruar nëpërmjet futbollit.

lorik cana
lorik cana

Në këtë letër do të gjeni gjithashtu një donacion të vogël për fondacionin Lorik Cana. Ju lutem pranojeni. Dhe në fund, ju uroj gjithë të mirat në futboll dhe në jetën private”.

Kjo letër është postuar si foto në rrjetin social “Instagram” nga vetë Cana i cili shumë shpejt do të zbulojë dhe projektin e tij autobiografik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN