MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 14

Tirana dhe Skënderbeu ndalin njëri-tjetrin

24.11.2018 - 15:56

Janë rivalët ata që kanë përfituar më shumë nga përfundimi i ndeshjes Tirana-Skënderbeu, sfidë e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Skënderbeu nuk merr dot kreun, ndërsa Tirana mbetet në zonën e ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore.

Gjithcka ka ndodhur në 10 minutat e fundit të pjesës së parë. Fillimisht ishin korcarët që kaluan në avantazh me anë të Bruno Ditës, kur po regjistrohej minuta e 35-të e ndeshjes.

Goli i Ditës on Vidnews.

Në minutën e fundit të fraksionit të parë, Tirana gjen barazimin me anë të Sentamu. Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues, por miqtë mund të kishin ndëshkuar në kundërsulm. Mbyllet 1-1, me të dyja skuadrat që nuk ndryshojnë pozicionet.

Goli i Tiranes on Vidnews.

TIRANA – SKËNDERBEU 1-1

Sentamu 45’ / Dita 35’

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Maveje, Daja, Sentamu, Greca, Hasani. Trajner: Ardian Mema.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 14

Flamurtari ndal vrullin e Partizanit