MENU
klinika

74 vjetori

Tirana zgjohet me ditën e çlirimit

17.11.2018 - 11:43

Si sot para 74 vitesh ka ndodhur një nga ngjarjet e rëndësishme të Shqipërisë, më 17 nëntor 1944 është çliruar Tirana nga pushtuesit gjermanë. Ky moment është i një rëndësie historike mbarëkombëtare dhe paralajmëron zhvillime të vrullshme politike.

Me këtë çlirim ushtria e krahut komunsit përuronte një nga fitoret më të mëdha të pushtetit të saj përkundrejt forcave nacionaliste që dashur padashur kishin edhe bashkëpunuar me pushtuesin, dhe forca të tjera nacionaliste të përçara dhe të luftuara nga vetë komunistët.

Shqipëria futet ngadalë drejt animit të vendeve me sistem komunist që udhëhiqet nga Rusia e asaj kohe. De facto ato merrnin pushtetin dhe Shqipëria futej në një nga diktaturat më të ashpra.

Lufta midis forcave politike të asaj kohe kishte filluar shumë më herët që me marrëveshjet e shkelura të Mukjes apo përfundimet e Labinotit që sollën luftë me armë ose jo midis kampeve ideologjike.

Pavarësisht bashkëpunimit me forcat aleate demokratike si anglezët e amerikanët drejtimi i Shqipërisë merr nga komunizmi.

Nga ana tjetër Shqipëria tregon se është një vend që ka premisa për ta mbrojtur vetë vendin e vet, nuk anohet nga radha e pushtuesve të huaj dhe fuqi e boshtit humbës me në krye Gjermaninë, por lufton për çlirimin e saj. Kjo është e një rëndësie mjaft të veçantë.

Me këtë fitore forcat çlirimtare komuniste zyrtarisht përforconin pushtetin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme të ashtuquajtura ‘’demokratike’’ në 1946. Por nga ana tjetër instalohej dhe një regjim komunist përkundrejt prirjeve të Europës për shtet me rend kapitalist dhe sistem demokratik.

Pra, si sot 74 vite në Tiranë u zhvillua një luftë e ashpër midis forcave shqiptare të përfaqësuara nga komunistët dhe gjermanëve si pushtues zyrtarë. Interesant është fakti që është i vetmi kryeqytet që komunizmi nuk u ndihmua nga Ushtria e kuqe, siç u erdhi në ndihmë në shumë shtete të Europës.

Kjo luftë vazhdoi e pandërprerë nga rrethimi i qytetit dhe që nga 16 nëntori  forcat e Brigadës së 1 i morën në dorë Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin gjermanëve.

Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi i një lufte për liri si dhe për pushtet politik.

Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës u  bashkuan me Brigadën e 1 duke e vënë në vështirësi të madhe gjermanët. Në këtë situatë duhet të merreshin ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel ‘’Londo’’ i dikurshëm tek Muzeu Kombëtar sot. Forcat gjermane në këto kushte u grumbulluan për t’u larguar nga fusha e Aviacionit.

Pas 19 ditësh luftim të ashpër me një nga makineritë më të ashpra dhe më moderne të kohës në 17 nëntor, Tirana u çlirua.

Në këtë luftë të ashpër u vranë nga ana e forcave çlirimtare 127 njerëz dhe 290 ishin të plagosur, kurse  nga forcat gjermane 3000 të vrarë dhe shumë të plagosur, u zunë 300 robër, 25 topa, 100 mitralozë, 200 automjete, 250 karro me materiale sipas historianëve.

Si çdo vit dhe traditë me rastin e festës së çlirimit të qytetit të Tiranës u mbajt dhe një ceromoni përkujtimi tek ‘’Ushtari i panjohur‘’ nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës, kryetari i këshillit, deputetë qytetarë, figura publike etj.

 

Kjo është një ngjarje me rëndësi për të gjithë shqiptarët, për t’u identifikuar të lirë dhe të pavrur kundrejt pushtimeve dhe kjo pa anësi politike.

nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN