MENU
klinika

Basketboll Femra

Tjetër humbje turpëruese për Kombëtaren

21.11.2018 - 20:27

Nga disfata në disfatë, basketbolli shqiptar edhe njëherë ka treguar se është në krizë. Në arenën ndërkombëtare, ekipet tona kombëtare janë thuajse amatore, duke pësuar humbje tupëruese.

Sërish Kombëtarja e femrave në basketboll është mundur sot në mbrëmje 146-58 nga Lituania, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Grupit C të Kampionatit Europian (Women Eurobasket).

Ndeshja e luajtur në Lituani, ishte e fundit për kombëtaren kuqezi në këtë turne, duke e mbyllur këtë aventurë të nisur një vit më parë me 6 humbje dhe asnjë fitore. Jo vetëm kaq, por të gjashta humbjet kanë qenë turpëruese, me shifra të thella.

Lituani – Shqipëri, 146-58 (35-18, 43-11, 37-11, 31-18)

Shqipëria: E.Bujari (6), Palko, Xh.Toska (3), Xhanaj (23), Zykaj (16), Aliaj (4), G.Bujari (6), Gjoni, Hasanaj, Lalaj, Sinani, Verri. Trajner: Viron Toska.

Ky rezultat deri diku pritej, duke qenë se kjo skenë ishte verifikuar edhe në pesë takimet e mëparshme, me rivalet tona që dominonin e fitonin me diferenca të mëdha pikësh, duke rregulluar koshavarazhin e tyre

Ndeshjet e Shqipërisë në Grupin C

Shqipëri – Rusi 37-122

Hungari – Shqipëri 137-48

Shqipëri – Lituani 61-119

Rusi – Shqipëri 148-35

Shqipëri – Hungari 27-139

Lituani – Shqipëri 146-58

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN