MENU
klinika

Champions League

Tottenham thyen Interin, PSG mposht Liverpool

28.11.2018 - 22:58

Mbyllen ndeshjet e pesta në grupet e Champions League. Tottenham ia ka dalë ndaj Inter, duke fituar 1-0, ndërsa PSG fiton 2-1 ndaj Liverpool, rezultate këto që për momentin lënë jashtë Inter dhe Liverpool, pasi Napoli ka fituar 3-1 ndaj Crvena Zvezda-s.

GRUPI A

Dortmund nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Club Brugge, duke humbur kështu vendin e parë, pasi më parë Atletico Madrid fitoi 2-0 ndaj Monaco. Verdhezinjtë gjithsesi, janë kualifikuar për më tej.

GRUPI B

Barcelona ishte e kualifikuar, por megjithatë, ka fituar 2-1 në fushën e holandezëve të PSV-së. Messi dhe Pique realizuan për katalanasit, duke u konfirmuar si forcë e parë në grup.

Ndërsa goli i Eriksen në minutën e 78-të ndaj Inter i ka dhënë vendin e dytë Tottenham, por gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, pasi londinezët do të luajnë në “Camp Nou” në sfidën e fundit, ndërsa Inter pret PSV-në.

GRUPI C

Spektakli i vërtetë ka qenë në këtë grup. PSG e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 ndaj Liverpool me një gol të Bernat, i cili ka shënuar pas një topi të marrë nga qendërmbrojtësi i anglezëve, Van Dijk.

Në minutën e 37-të ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve që kanë shënuar me Neymar pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë kanë rihapur takimin me penalltinën e transformuar në gol nga Milner. Në pjesën e dytë ka pasur spektakël më vete, por nuk ka gola më.

Napoli ka bërë detyrën ndaj serbëve dhe ka marrë kreun e renditje dhe në ndeshjen e fundit tashmë i mjafton një pikë përballë Liverpool. Më komod duket PSG, që me një fitore në Beograd kualifikohet më tej.

GRUPI D

Porto ka fituar 3-1 në shtëpi me Schalke-n, duke u konfirmuar si forcë e parë këtij grupi, ndërsa është kualifikuar edhe ekipi gjerman, pasi Galatasaray humbi në Moskë me Lokomotivën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN