MENU
klinika

Shqyrtimi i padisë

‘Toyota Yaris’/ Gjykata shtyn seancën për padinë e Ballës

20.11.2018 - 11:27

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për në 4 dhjetor seancën e shqyrtimit të padisë për “shpifje” të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kërkesa për shtyrje u bë nga avokati i Ballës, i cili kërkoi që klienti i tij të ishte prezent nëe salle për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet e tij. Kujtojmë se sot Balla nuk ishte në gjyq, për shkak të një angazhimi zyrtar në Gjermani.

Në këtë padi, Balla pretendon se Basha ka shpifur në sallën e Kuvendit kur lidhi emrin e tij me “Toyotat Yaris”, ku në portin e Durrësit u sekuestruan 3.5 milionë euro.

Pas deklaratës së Bashës, Balla depozitoi padinë kundër demokratit. Po ashtu Balla ka edhe një tjetër çështje ‘të hapur’ me Bashën në Gjykatë, që lidhet me dosjen ‘Xhisiela’.