MENU
klinika

Guardia di Finanzia

Trafikonin kokainë drejt Italisë, arrestohen 32 persona

22.11.2018 - 10:05

Guardia di Finanza italiane, ndërmori një operacion kundër narkotikëve, i cili përfundoi me arrestimin e 32 personave, të cilët trafikonin kokainë nga Shqipëria drejt Brescias.

Operacioni i ndërmarrë nga Guardia di Finanza ka vijuar kontrollet dhe arrestimet të mërkurën si dhe mëngjesin e ditës së sotme. Grupi i shpartalluar ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare, me bashkëpunëtorë natyrisht nga Italia dhe Brescia.

Ky operacion ka nisur prej disa ditësh dhe deri tani kanë përfunduar në pranga mbi 50 trafikantë, janë konfiskuar 130 kg kokainë si dhe janë sekuestruar një numër i madh i pasurive të paluajtshme në Itali.

Arrestime
Pjesë e sekuestrimit ka qenë edhe një pikë shitjesh të makinave, e cila dyshohet se funksiononte me paratë e drogës dhe që kontrollohej prej të arrestuarve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës