MENU
klinika

Optimistë, por me “kusht”

Tre rreziqet për rritjen ekonomike

25.11.2018 - 11:19

Bazat për rritjen ekonomike të vendit janë forta, ende mjaft të kushtëzuara nga zhvillimet e jashtme. Në faljen e fundit publike, guvernatori Gent Sejko, tha se projeksionet e Bankës së Shqipërisë parashikojnë vazhdimin e rritjes ekonomike edhe përgjatë horizontit afatmesëm, shfrytëzimin gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese, si dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020.

Por, ai nënvizoi, se projeksionet e mësipërme janë të kushtëzuara nga një sërë faktorësh.

“Së pari, ato supozojnë se ambienti ekonomik dhe financiar i jashtëm do të vijojë të mbetet mbështetës për rritjen e ekonomisë shqiptare.

Së dyti, ato nuk parashikojnë goditje të mundshme, të cilat, nëse do të materializoheshin,  mund ta shmangin ekonominë apo inflacionin nga trajektoret e parashikuara.

Së treti, projeksioni i kthimit të inflacionit në objektiv supozon se ecuria e kursit të këmbimit do të shfaqet më e qëndrueshme në të ardhmen. Bazuar në sa më sipër, ne gjykojmë se balanca e rreziqeve mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm,” tha Sejko.

Sipas tij, për ta bërë ekonominë shqiptare më të qëndrueshme, axhenda e reformave strukturore duhet të përshpejtohet më tej.

Faza e dytë e reformave duhet të synojë përmirësimin e edukimit dhe njohurive të forcës së punës, krijimin e një ambienti ligjor, politik, administrativ e fiskal i cili inkurajon tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxit ato vendase, si dhe rritjen e integrimit të vendit në tregjet dhe infrastrukturën e zhvillimit rajonal e evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konferenca e Bankës së Shqipërisë

Sejko: Premisa pozitive për rritjen

Edhe Banka e Shqipërisë e shqetësuar

Sejko: Vendosni tavan për PPP-të