MENU
klinika

Çfarë cilësish?

Tri cilësi duhet të kishin burrat asokohe! Po gratë?

29.11.2018 - 17:49

Në shoqërinë tradicionale shqiptare burrat më të virtytshëm, prijësit popullorë portretizoheshin me tre karaktreristika kryesore:

1. Trimëria që i ndihmon të përballojnë çdo sfidë, deri në vetësakrifikim për lirinë e dinjitetit vetjak, të familjarëve, të bashkëbanorëve të zonës dhe më gjerë;

2. Të qënët bukëdhënë, domethënë mikpritës me kuotat më të larta të përkushtimit për të nderuar, ndihmuar dhe mbrojtur mikun dhe dinjitetin e tij, në çdo situatë, sado traumatike qoftë ajo;

3. Njeri i fjalës, domethënë burrë që i qendron besnik fjalës së dhënë, burrë që di të thotë ku dhe kur duhet fjalën e mençur, që zgjidh problemet më të ndërlikuara, fjalën e ëmbël që qetëson edhe shpirtrat më të trazuar nga gjithfarë brengash e interesash.

Edhe në letërsinë shqipe të kultivuar fjala e mënçur dhe e ëmbël, konsiderohet si një nga profilet kryesore të burrave që kanë luajtur rol më të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar, sidomos në përballjet më të rënda luftarake kundër ushtrive pushtuese nga më të fuqishmet e kohërave.

Në veprën “Historia e Skënderbeut” poeti kombëtar Naim Frashëri, klasik e modern edhe në ditët tona, cilësitë kryesore të burrave shqiptarë, në epokën e luftrave të popullit tonë të udhëhequr nga heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV, i ka sintetizuar te figura e kamanit.

Ai imponohej jo vetëm me forcën e vringëllimës së shpatës në sheshbeteja, por edhe me fuqinë e fjalës që rrezaton zgjuarsi dhe ëmbëlsi mirëkuptimi:

Kishte gjithë urtësinë,

Me një zë të ëmbël fliste,

Fjal’e tij e bint njerinë,

Dhe gjuha hekur i priste.

Pra, burra, prijës të hekurt që presin hekurin jo vetëm me tehun e shpatës, por edhe me tehun e fjalës, që mban gjithë nektarin e mençurisë dhe të mirësisë. Edhe në letërsinë shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX, personalitetet më të afishuar në luftrat për liri e përparim shoqëror, prijësit e lëvizjeve përparimtare, të ashtuquajtur trima tribun të vegjëlisë portretizoheshin me dy tipare kryesore:

Me guximin për të rriskuar deri në vetësakrifikim për çështjen e atdheut dhe me fjalën e mençur që ofron zgjidhje të drejta, të pranueshme për çdo problem dhe në dobi të çdo individi, të gjithë popullit shqiptar.

Në elegjinë “Syrgjyn vdekur”, që është nga më të arrirat në letrat shqipe, Fan Noli e portretizon Luigj Gurakuqin, një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në luftë për modernizimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare në çerekun e parë të shekullit XX me dy vargje:

Nënë moj çështë përpjekur,

Gojëmjaltë e zemërhekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit