Nuk ka asnjë skuadër si PSG, që thellon rekordin e vet me 13 fitore radhazi nga starti, me 3 ndeshje më shumë se Roma e vitit 2014. Suksesi i fundit ka ardhur mbrëmjen e sotme kundër Monaco-së së Thierry Henry, e shkatërruar nga kampionët në fuqi të Ligue 1 me rezultatin 4-0.
Spektakli personal i Edinson Cavani-t ka filluar në minutën e 4-t, ka vazhduar në të 11-ën dhe është mbyllur në të 54-ën, me Neymar që ka kompletuar “pokerin” në minutën e 63-të me një penallti.
Sulmuesi uruguaian është bërë lojtari i parë që shënon të paktën tre gola në një ndeshje të luajtur kundër Monaco në Ligue 1 që nga Carlos Bianchi më 25 majin e 1979-ës.
Edinson Cavani now has a hat-trick against shimmering AS Monaco.
Oh my… It’s getting worst and worst.
Henry will surely receive his sack letter on Monday morning after this humiliation from PSG. pic.twitter.com/1qgPsjkV4r— Frankie Ifop (@frankieifop) November 11, 2018
PSG ka shënuar edhe dy gola të tjerë me Draxler dhe Mbappe që janë anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Kjo fitore e ka ndihmuar skuadrën e Tuchel të çojë në 13 pikë diferencat me vendin e dytë në renditje, që mbahet nga Lille, ndërsa Monaco mbetet në vendin e parafundit me vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe pa asnjë fitore të marrë në 16 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.
De pênalti, Neymar marca o quarto gol do PSG.
Mônaco 0-4 Paris Saint-Germain #ASMPSG pic.twitter.com/oeZsXBdHU5
— Raio-X da Bola (@raioxdabola) November 11, 2018
Lajmi i vetëm i mirë për skuadrën e Henry është se mbijetesa është vetëm pesë pikë larg dhe se kanë mbetur akoma edhe 25 javë kampionat për t’u luajtur. Por nëse skuadra nuk zgjohet…