MENU
klinika

Kundërpërgjigjet kryeministrja britanike

Trump: Brexit është kërcënim për tregtinë

27.11.2018 - 15:50

Theresa May ka hedhur poshtë vlerësimin e Donald Trump për marrëveshjen e saj Brexit, duke këmbëngulur se Britania e Madhe do të jetë në gjendje të arrijë marrëveshje të reja tregtare, përfshirë edhe me SHBA-në, pasi të largohet nga BE.

Duke folur në Uells ku May po promovonte marrëveshjen para publikut britanik, kryeministrja tha: “Ne do të kemi aftësinë, jashtë Bashkimit Evropian, që të bëjmë marrëveshje të reja tregtare. Nuk do të jetë më një vendim që merret nga Brukseli”.

“Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne tashmë po bisedojmë me ta për llojin e marrëveshjes që mund të kemi me ta në të ardhmen”.

Për Presidentin amerikan, pakti i tërheqjes së Londrës “tingëllon si një arritje goxha e madhe për BE-në dhe nënkupton se Britania mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me Shtetet e Bashkuara. Downing Street këmbëngul se Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje në vazhdimësi që të bëjë marrëveshje tregtare me vendet anembanë botës. Por, Trump nuk e sheh kështu.

“Nëse do t’i hidhnit një sy tani tekstit të marrëveshjes, do të shikoni se Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të bëjë tregti me ne. Dhe kjo nuk do të ishte aspak gjë e mirë. Nuk besoj se kanë pasur këtë në mend”, deklaroi Trump.

Duket se Trump po sugjeronte se marrëveshja mund ta linte Britaninë të paaftë për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, duke iu përgjigjur komenteve të shefit të Shtëpisë së Bardhë, një zëdhënës i Doëning Street tha se Londra është duke i shtruar aktualisht rrugën një ujdie ambicioze me Shtetet e Bashkuara përmes grupeve të punës që deri tani janë takuar, sipas tij, 5 herë.

Brexit konica.al
Brexit konica.al

Zëdhënësi i Mayit këmbënguli në mënyrë të përsëritur të martën se ishte e qartë “e zezë në të bardhë” në deklaratën politike që ishte pjesë e marrëveshjes së Brexit se Britania e Madhe do të ketë fuqinë për të bërë marrëveshje të reja tregtare.

Ai tha se nuk do të mbajë një takim me Trump në prag të samitit të G20 në Argjentinë këtë fundjavë. “Nuk është diçka që e kemi kërkuar. Ne e kemi takuar presidentin në disa raste muajt e fundit”.

Trump kishte dyshuar më parë në lidhje me aftësitë negociuese të Theresa May kur shkoi në Britani për një vizitë pune në korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN