MENU
klinika

Albert Çaçi

Trump në mes të mandatit

28.11.2018 - 15:53

Kaluan më se dy vjet që kur më 8 nëntor 2016, amerikanët votuan për president Donald Trump.

Një votim i rrallë në historinë e SHBA, ku një personazh jashtë establishmentit, duke i patur pothuajse të gjithë kundër, që nga partia e tij e deri tek masmedia kryesore, arriti kundër të gjitha parashikimeve dhe sondazheve të triumfojë.

Që votuesit e sotëm perëndimor kishin filluar të vinin në dyshim rolin e elitave, të distancuara tashmë shumë nga problemet themelore të njerëzve kjo u duk qartë në fitoren shokuse të Brexit, ku të gjithë mbetën të habitur nga mos arritja e parashikimit të pakënaqësive të grumbulluara ndër vite.

Por padyshim, zgjedhja e Trump është e një rëndësie planetare pasi bëhet fjalë për personin që udhëheq vendin më të pasur dhe më të fortë ushtarakisht që historia e njerëzimit ka njohur ndonjëherë.

Që Donald Trump do të ishte një president jashtë formatit të atyre që kishin njohur amerikanët kjo tashmë nuk vihej më në dyshim, por të gjithë, elektorati amerikan, aleatët dhe armiqtë e SHBA ishin kuriozë të shhnin aftësitë e këtij njeriu që në mënyrë spektakolare arriti të fitojë dhe tashmë do të drejtonte gjithë botën e lirë.

Në fakt kanë qenë të shumtë ata që i kanë nënvlerësuar aftësitë e Trump por të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer.

Ka qenë duke falimentuar 2 herë gjatë karrierës si bisnezmen dhe kur të gjithë prisnin dorëzimin e tij ka arritur të ngrihet akoma më i fuqishëm. E nënvlerësuan kolegët e partisë së tij republikane kur vendosi të garojë për primariet brenda partisë për garën presidenciale. Natyrisht e nënvlerësuan edhe demokratët kur e konsideronin garën presidenciale një formalitet për Klintonin.

Por shumë shpejtë do ta kuptonin se e kishin nënvlerësuar edhe europianët kur e konsideruan Trump si inkopetent për punët e mëdha botërore dhe po kështu anëtarët e NATO-s që mendonin se kërcënimet e tij për shpenzimet ishin vetëm propogandë.

E kështu me radhë kinezët, që përfunduan në një luftë tregtare të vërtetë, rusët që menduan se Trump do ta kishin të ”tyre”” përfunduan me sanksione që asnjë president iu kishte vendosur më parë. E të tjerë si Irani, Kim Jong, Erdogani, Palestinezët, Katari, Venezuela, Pakistani dhe lista është pa fund.

Trump 7u demonstroi të gjithëve në këta dy vjet se sa seriozisht e kishte ai programin e tij America First që shumë gjatë fushatës elektorale e shikonin si një lajthitje të një njeriu që nuk kuptonte nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që asnjeri nuk do ta merrte seriozisht.

Por tashmë që ai po mbush dy vjet mund të bëhet një bilanc provizor mbi punën e tij.

Ajo që evidentohet qartë është koherenca e Trump. Rrallë ka patur një president amerikan që të ketë qenë kaq koherent me premtimet që iu bëri amerikanëve. Nuk ka një vendim të Trump që ai nuk e ka premtuar ne fushate elektorale. Edhe vetë CNN, një nga kritikët e tij më të ashpër ka qenë e detyruar të pranojë se një koherencë e tillë rrallë gjendet në veprimet e liderave politike. Mund të jemi ose jo dakort me politikat e tij, por që ka qenë koherent, kjo gjë nuk vihet në dyshim.

Në politikën e brendshme Trump ndërmori një reformë fiskale shumë të guximshme duke ulur taksat e larta për të stimuluaar rritjen ekonomike dhe nëpërmjet një sistemi taksash doganore nxiti kthimin në SHBA të kompanive që e kishin braktisur atë. Ai u deklarua hapur kundër globalizmit dhe ndërmori një program për riindustrializimin e SHBA të dëmtuar rëndë nga politikat e globalizmit.

Trump goditi ashpër të gjitha marrëveshjet tregtare të bëra nga administata e mëparshme që e kishin çuar dificitin tregetar amerikan në 810 miliard dollarë.

Për këtë krahas një goditje të fuqishme me taksa kundër importit ai i detyroi rivalët ekonomikë në bisedime dypalëshe i bindur se si një shtet i fuqishëm e ka shumë të lehtë të arrijë rezultate në interes të SHBA. Trump rinegocioi NAFTA-n me Meksikën dhe Kanadanë, detyroi BE të cedojë në kërkesat e tij dhe mbasi i vuri një taksë importi për rreth 200 miliard dollarë Kinës po e detyron edhe atë në një kompromis të favorshëm për SHBA.

Gjatë këtyre dy vjeteve treguesit ekonomike të SHBA janë të paprecedent, një rritje ekonomike prej 4,2 % dhe një nivel papunësie rekord per 3,8 % ,

Ishin këta tregues që i garantuan ne zgjedhjet e mid term të merrte Senatin dhe shumicen e governatorëve.

Por ishte politika e jashtme ku Trump lëvizi jashtë të gjitha skemave te deritanishme.

I drejtërdrejtë, pa shumë kortezi diplomatike, i vendosur për Amerika First, duke mos u shqetësuar aspak per reagimet si të aleatëve dhe te armiqve, Trump eci përpara në objektivat e tij.

Rriti presionin ndaj Kim Jongut dhe e detyroi të ulet në bisedime duke shmangur një nga konfliktet mëtë rrezikshëm, detyroi NATO-n të rishikojë shpenzimet pasi nuk të mbrohen me gratis nga SHBA, por duhet të permbushin detyrimet që vete kane rene dakort, detyroi Meksiken dh Kanadanë të pranojnë kushte tregëtare të SHBA ,i vendosi sanksione rë ashpra Rusisë.dhe po detyron Kinën drejt një kompromisi të favorshem për SHBA. Ashtu six kishte premtuar cvendisi ambasadën në Jeruzalemem duke shkaktur një termet diplomatik.

Trump e ka shprehur hapur besdinë ndaj takimeve shumë palëshe si G-7,G-20,madje edhe për vetë OKB që sipas tij tashme janë kthyer në organizma obsolete. Ai ka synuar takimet dypaleshe ku mundësia per kompromise është shumë më e madhe.

Trump e ka shprehur hapur se preferon një takim G-3 me Kinën dhe Rusine ku mund ti jepet zfgjidhje problemeve të sigurisë globale

Natyrisht nuk mund të thuhet se Trump në këta dy vjet zgjidhi të gjitha problemet që i kishin lënë paraardhësit në politikën e jashtëme .Ai akoma nuk i ka dhënë zgjidhje situatës së bllokuar në Afganistan , po rinis një konflikt ballor me Iranin pa putur një mbështetje nga aleatet, situata në Lindjen e Mesme mbas ndërhyrjes së Rusisë është mjaft e komplikuar , ku dy aleate tij Turqia dhe Arabia Saudite po i krijojnë probleme të mëdha.

Duhet theksur që padyshim Trump është presidenti amerikan që është sulmuar në një mënyrë të paimagjinushme që nga dita e parë e futjes në Shtëpine e Bardhë. Asnjë president ne histori nuk ka punuar në këto kushte si Trump.

Demokratët , pjasa dërmuse e medias meinstream, një pjesë e republikaneve të partisë se tij , pa folur per europianet , kinezët e kështu me radhe nuk kanë lëmë rast pa e goditur duke sajuar gjithfarë skandales që për më tepër kane rezultuar false.

E megjithate ai asnjëhere nuk u përkul por me mënyrën e tij ju kundërvu në një mënyre aspak ortodokse, dhe deri tani ja ka dalë që kundër një fronti kaq të gjërë kundërshtarësh të realizoi pjesën më të rëndësishme të programit të tij.

Objektivi i kundërshtarëve të tij ishte që nëprmjet sulmeve, shumica edhe personale ta detyronin të humbte zgjedhjet afatmesme dhe mbas kesaj të kërkonin impichment.

Por Trump ja doli të fitoje Senatin dhe shumicën e guvernatorëve.

Senati është shumë i rëndësishëm për punën e Presidentit pasi miraton gjithë emërimet kryesore të shtetit ,që nga ministrat e deri tek anëtarët e gjykates supreme dhe mbi te gjitha voton impichment me 2/3 te votave..

Si kokluzion mund të thuhet se Trump në këta dy vjet ia doli ti rezistojë goditjeve të kundershtarëve dhe të realizoje pjesën më të madhe te objektivave duke hedhur bazat për të rifituar një mandat tjeter nisur edhe nga fakti që demokratët janë akoma në krizë lidershipi.

Mund të thuhen shumë gjëra për Trump, por ai ështe nga të paktët politikanë në botë që është treguar koherent me ata që e votuan dhe me premtimet që iu dha dhe pavarësisht se ç’thotë shumica e mediave dhe kundërshtarët e tij janë të paktë ata që e votuan në 2016 dhe nuk do ta mbështesin përsëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Lufta' për gazin

Marrëveshja e Kaspikut

Gabimet që janë bërë...

Nënvlerësimi i Trump nga Erdogan

Analiza/ Albert Çaçi

Plani i shekullit