MENU
klinika

Përfundon ekspertiza ligjore

Trupi i Kostandinos Kaçifas kthehet në Gjirokastër

07.11.2018 - 08:10

Pas kërkesës së familjarëve dhe pas përfundimit të ekspertizës së bërë nga Mjekësia Ligjore, është kthyer në Gjirokastër trupi i pajetë i minoritarit grek Kostandinos Kaçifas.

Trupi është dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bularat aty ku dhe u vra ditë më parë.

mberrin ne gjirokaster trupi i kacifas-konica.al
mberrin ne gjirokaster trupi i kacifas-konica.al

Megjithatë mësohet se trupi i pajetë i Kacifas ende nuk është dërguar pranë familjes së tij në Bularat, por pritet që të mbërrijë në minutat në vijim.

Kostandinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor, saktësisht në ditën Kombëtare të Greqisë, ku në Bularat ishin mbledhur personalitete dhe figura të rëndësishme greke për të kremtuar.

A po bëhet më shumë për ‘Open Balkan’?

Rama: Ka një reflektim për çfarë s’ka shkuar si duhet

Lëvizjet do të kontrollohen vetëm me kamera

‘Shkrihen’ kufinjtë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Frika më e madhe bëhet realitet

Çfarë dimë për variantin e ri Covid-HIV Aids

Rama e mbyll me batuta në mbledhjen me qeverinë Kurti

“Ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokollit është se…”