Që basketbolli shqiptar nuk është mirë, kjo dihet prej kohësh, por sot ka ardhur nga rezultatet më turpëruese që i kanë ndodhur ekipit tonë kombëtar të femrave.
Vajzat shqiptare janë mundur sot në mbrëmje 139-27 nga Hungaria, në ndeshjen e vlefshme për Ëomen Eurobasket 2019, sfidë e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park dhe e vlefshme për Grupin C eliminator.
Kjo është humbja e pestë e Shqipërisë në këto eliminatore të Europianit në po kaq takime të luajtura, një tjetër humbje turpëruese e kombëtares kuqezi, që në të gjitha ndeshjet e zhvilluara ka pësuar disfata të rënda.
Shqipëri – Hungari, 27-139 (11-28, 8-31, 2-41, 6-39)
Vetëm 27 pikë të realizuara nga basketbollistet kuqezi janë vërtet shumë pak. Një humbje që konfirmon se basketbolli i femrave në vendin tonë është në një nivel shumë amator, pavarësisht blerjeve të lojtareve të huaja që bëhen nga ekipet.
Shqipëria: E.Bujari, Hasanaj, Sinani, Toska, Verri, Aliaj (6), G.Bujari (9), Gjoni, Lalaj (8), Palko, Xhanaj (4), Zykaj. Trajner: Viron Toska
Ndeshjet e Shqipërisë në Grupin C
Shqipëri – Rusi 37-122
Hungari – Shqipëri 137-48
Shqipëri – Lituani 61-119
Rusi – Shqipëri 148-35
Shqipëri – Hungari 27-139
21 nëntor, Lituani – Shqipëri, ora 17:30