MENU
klinika

Protesta tek Unaza e Re

Tym dhe flakë/ Banorët: Jemi qytetarë, jo shpellarë!

13.11.2018 - 18:46

Protesta tek Unaza e Re vijon me qindra qytetarë që kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për tërheqje të vendimit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Prej 20 minutash kanë bllokuar Unazën nga të dyja krahët duke mos lejuar makinat të qarkullojnë.

Madje ata u kanë vënë zjarrin gomave në asfalt duke shkaktuar flakë e tym.

flake dhe tym unaza e re-konica.al
flake dhe tym unaza e re-konica.al

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.

Pak minuta më parë, kaloi një ambulancë, por banorët i hapën rrugën po me të njëjtën thirrje

Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëvese nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik.