MENU
klinika

Incidenti me Rusinë

Ukraina në gjendje lufte/ Shqetësohet BE

27.11.2018 - 15:30

Nё Ukrainё ka hyrë në fuqi ligji i luftёs pёr 30 ditё, pas incidentit me Rusinë.

Rusët qëlluan dy ditë më parë anije ukrainase në ngushticёn detare të Kerchit, mes Krimesё dhe Rusisё, qё lidh detin e Zi me atë Azov. Që nga ai moment, situata ka vazhduar të tensionohet.

Nё reagimin e tij të ashpër, Poroshenko foli pёr “njё akt të ri agresioni tё armatosur” dhe vendosi ushtrinё në gjendje gatishmërie, duke nёnshkruar njё dekret pёr shpalljen e ligjit tё luftёs pёr 30 ditёt në vijim.

Parlamenti nё Kiev miratoi dekretin e presidentit Petro Poroshenko, ndërsa BE-ja është alarmuar nga ideja se konflikti mund tё devijojё nё njё pёrshkallёzim tё ri ushtarak.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se situats ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”. Presidenti Donald Trump tha: “Ne nuk na pëlqen ajo që po ndodh”.

Ndërkohë, siç raporton “Deutsche Welle”, Vladimir Putin ka kërkuar ndihmën e Angela Merkelit për të ndikuar tek Ukraina. Në telefonatën e zhvilluar mbrëmjen e së hënës me kancelaren gjermane, shefi i Kremlinit ia hodhi fajin Kievit për incidentin në detin Azov, ndërsa ajo theksoi nevojën e shtensionimit të menjëhershëm të situatës.

Poroshenko paralajmëroi se kërcënimi rus ishte “jashtëzakonisht serioz”.

Pesë nga 10 rajonet kufizojnë Rusinë, ndërsa dy janë ngjitur me rajonin Trans-Dniestër të shkëputur të Moldavisë, ku trupat ruse janë të vendosura . Tre rajone të tjera kufizojnë Detin e Zi ose Detin e Azovit afër Krimesë.

Që nga prilli 2014, ushtria e Ukrainës ka luftuar separatistët pro-rusë në dy rajone lindore të Ukrainës që kufizohen me Rusinë, Luhansk dhe Donetsk.

Shpërthimi është goditja e parë e drejtpërdrejtë midis Ukrainës dhe forcave ruse për vite, edhe pse separatistët pro-rusë dhe “vullnetarët” rusë kanë luftuar ushtrinë e Ukrainës në dy rajone lindore.

Tensionet u përshkallëzuan kur Rusia ndërtoi një urë këtë vit midis Rusisë dhe Krimesë mbi ngushticën Kerç, e cila çon në Detin e Azov. Ukraina ka dy porte të mëdha në bregun verior të detit Azov, dhe një traktat i vitit 2003 u lejon të dyja vendeve akses në ujërat e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionohen përsëri marrëdhëniet

Incident në Detin Azov/ Rusia sulmon anijet ukrainase