MENU
klinika

Afro 1% më pak

Ulet numri i bizneseve

12.11.2018 - 11:58

Numri i ndërmarrjeve aktive u tkurr me afro 1% gjatë vitit të kaluar. Sipas Institutit të Statistikave, për herë të parë pas shumë vitesh, numri i bizneseve ishte në rënie.

Gjithsej, në rang vendi, numërohen 107.671 mijë ndërmarrje. Rënia e numrit të ndërmarrjeve aktive mund t’i aribuohet kryesisht një trysnie në rritje për t’u formalizuar dhe për të paguar detyrimet tatimore.

Mbi 88% e numrit total të ndërmarrjeve ose rreth 95 mijë prej tyre janë biznese të vogla familjare, me një deri në katër punonjës. Këto ndërmarrje zënë afërsisht një të tretën e numrit total të të punësuarve në ekonomi, me rreth 150 mijë vetë.

Sipas Instat, këto ndërmarrje janë të përqendruara kryesisht në sektorin e shërbimeve. Në shërbime, ndërmarrjet mikro përbëjnë afërsisht 91% të totalit.

Megjithatë, kjo kategori biznesesh zë vetëm 12% të tregut në Shqipëri sipas totalit të shitjeve. Përmasa e vogël përbën një dizavanatzh konkurrues dhe nuk mundëson përfitimin nga ekonomitë e shkallës. Mbijetesa e shumë bizneseve të këtyre përmasave deri më sot ka qenë e mundur evazionit fiskal dhe tolerancës relative prej strukturave shtetërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të funksionojë inspektimi online

Bizneset presin reformën e inspektimeve

Kryeson industria përpunuese

Bizneset rrisin shpenzimet për paga