MENU
klinika

Deklarata

“Unaza e Madhe”, 317 objekte të prekura

05.11.2018 - 11:13

“Unaza e Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri të madh ndërtesash, duke nisur nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha për mediat se ky projekt është me rëndësi 100 vjeçare, ndërsa ndërtimi sipas tij do të shoqërohet me të gjitha elementët urbanë.

Sipas kreut të ARRSH-së, nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

Qendro pohoi se ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi do të bllokohen menjëherë, ndërsa të tjerat që kanë një dokument pronësie, do të shlyhen financiarisht pas verifikimeve në terren.

“Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, tha ai.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD