MENU
klinika

Detajet

Varrimi i Kacifas/ 8 ekstremistë grekë ndalohen të hyjnë në Shqipëri

08.11.2018 - 10:37

Sot, në Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë 10 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi mbi forcat e policisë dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka sjellë shumë reagime në Tiranë dhe veçanërisht në Athinë, ndërkohë në ceremoninë e varrimit do të jenë me dhjetëra grekë dhe minoritarë.

Sipas informatave të policisë, janë 8 persona që nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Ata mbanin bluza me shkrime antishqiptare dhe për këtë arsye u është mohuar hyrja në vendin tonë.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka vendosur që të qëndrojë sa më larg fshatit Bularat gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti.

Situata në fshat është e qetë, por e pazakontë për një vend si Bularati. Sot është kthyer në një vend pelegrinazhi, pasi kanë ardhur shumë grekë dhe persona të njohur të Kostandinos Kacifas.
Ndërsa mediat greke e kanë kthyer qendrën e fshatit në një platformë nga ku raportojnë pa ndërprerje.

Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi. Deri në orën 09:00 është raportuar se kanë ardhur në Bularat 5 autobusë me grekë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore