MENU
klinika

Tërheqjet e njohjeve

Vazhdon propaganda serbe kundër pavarësisë së Kosovës

04.11.2018 - 10:54

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ai i Grenadës, Peter David, thonë se vendi i nëntë që e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës është Grenada.

Sipas raportimi të Televizionit Publik i Serbisë, Qeveria e Grenadës konsideron se mbështetja për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, është me rëndësi të jashtëzakonshme. Në një letër dërguar Serbisë, qeveria e Grenadës deklaroi se kishte vendosur të rishikonte qëndrimin e saj mbi statusin e Kosovës.

Gjithashtu, letra thotë se kur të dy palët arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Granatës do të mbështesë fuqimisht qëndrimin në të cilën të dy palët bien dakord.

Ndërkohë, Qeveria e Grenadës do të shfuqizojë të gjitha vendimet ose deklaratat e mëparshme lidhur me statusin e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Grenadës përdor këtë mundësi për të përsëritur shprehje të respektit maksimal ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë”, ka thënë David.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me kongresmenin Poe

Vuçiç kërkon kompromis për Kosovën


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë