MENU
klinika

Deklarata

Veliaj reagon pas protestës: Ta harrojnë, nuk ndalemi më!

15.11.2018 - 14:37

Pas lëndimeve të disa punonjësve të policisë në protestën e mbajtur nga banorët e Astirit, ka reaguar kreu i bashkisë Erjon Veliaj. Përmes një posti në “Facebook” ai deklaroi se qyteti i Tiranës do të triumfojë përballë barbarisë.

Duke iu uruar shërim të shpejtë policiëve të lënduar, kreu i bashkisë thekson faktin se puna do të prevalojë përballë dhunës.


Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! ?Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur!Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë!Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!”, shkruan Veliaj.