MENU
klinika

Protesta

Veliaj thirrje banorëve të Unazës: Mos bëni hesapet e Lulit

26.11.2018 - 18:50

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re që mos të bëjnë hesapet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Nga Asambleja e Forumit të gruas Socialiste të Tiranës, Veliaj theksoi se sot disa prej familjeve të Unazës u strehuan në banesa sociale.

“Sot u arrit nga ARRSH që të administrohej verifikimi për 17 familje. 23 familje iu janë kopsitur dokumentet. Gratë e këtij qyteti çuan para zgjedhjes një nga problematikave të këtyre ditëve. Si shohim njerëzit as nga ngjyra e lëkurës, as nga tesera e partisë, as na vendi.

Detyra e të gjitha zonjave socialiste është që t’i shërbejnë qytetarëve. Sot ato apartamente janë gati. Familjet e para nga Unaza e Re janë transferuar tek banesat sociale. Nuk flas për ato familje që janë gati të bëjnë hasha çdo gjë për kryetarin. Mos bëni hesapet e Lulit”, -tha Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pesë çështjet e opozitës/ "Nuk firmos letra të njëanshme"

Gjiknuri: Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për drafte konkrete

Media greke citon diplomatin: Do t’i bëjmë një ofertë që s’do ta refuzojë dot

A mundet Rama të bëjë një marrëveshje me Greqinë në prag të zgjedhjeve?

"Do shtrihemi me 12 milje në Jon, fillimisht në…"

Kreu i diplomacisë greke flet për mundësinë e dakordësisë me fqinjët

Fton në takim anëtarët e Këshillit Politik

Hajdari bën gati amendamentet për listat e hapura