MENU
klinika

Studimi

Verën e kuqe e paskemi pirë gabim deri tani. Ja se si pihet

16.11.2018 - 19:15

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga kantina e famshme australiane “Taylors Wines” na vërteton se verën e kuqe e kemi pirë gabim deri tani.

Sipas këtyre studimeve thuhet se rreth 82% e njerëzve e konsumojnë verën e kuqe në temperaturën e dhomës, por për ta shijuar atë sa më shumë duhet të shërbehet nga 12 deri në 18 gradë Celsius. Gradët duhet të ndryshojnë në varësi të llojit të verës.

Kantina e verës “Taylors Wines” këshillon që shishja e verës të lihet 30 minuta në frigorifer, përpara se të konsumohet.

Informacione për shëndetin lidhur me konsumimin e verës:

Alkooli është çelësi i artë në piramidën ushqimore. Nëse ju pini shumë, atëherë ju do të shkatërroni shëndetin tuaj, duke rritur presionin arterial dhe rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme kanceroze. Por nëse ju nuk konsumoni fare, atëherë do të privoheni nga shërimi i sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare dhe i diabetit të tipit 2.

Sasia ideale e rekomanduar ditore është një gotë mesatare vere në darkë pas ushqimit, ky rezultat është publikuar në Annals of Internal Medicine.

Kërkuesit nga Ben-Gurion University në Izrael donin të shikonin sa efektive dhe e sigurtë është për një grup të caktuar njerëzish të cilët e kanë nën kontroll diabetin e tipit 2 dhe kanë një rrezik të ulët për të abuzuar me alkoolin. Njerëzit me diabet të tipit 2 janë një kategori e rrezikuar për të zhvilluar probleme kardiovaskulare dhe kanë nivele më të ulëta të kolesterolit mbrojtës të zemrës HDL.

Ata zgjodhën 224 njerëz të cilët nuk pinin verë rregullisht dhe firmosën se do të fillonin të pinin njërën nga këto 3 gjëra: Në darkë njerëzit pas pune ose shkolle do të pinin ujë mineral, verë të bardhë ose verë të kuqe, shkruan revista Shije. Nën kujdesin e specialistëve ata nisën një dietë Mesdhetare me kalori strikte dhe e mbajtën këtë regjim për 2 vite. Pas 24 muajsh subjektet shkuan sërish tek shkencëtarët dhe pesonat që kishin pirë verë rregullisht një gotë në darkë i kishin nën kontroll glycemidet si dhe lipidet.

Gjithashtu ata ishin i vetmi grupim i cili kishte një metabolizëm më të ekuilibruar. Prandaj vera këshillohet të konsumohet, por vetëm 1 gotë.