MENU
klinika

Deklarata

Veseli paralajmëron: Serbia po destabilizon rajonin

23.11.2018 - 14:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate për mediat, paralajmëroi se Serbia me politikën e saj po rrezikon stabilitetin në rajon.

Ai tha se ka ardhur koha që shteti i Serbisë të lërë provokimet pasi kjo siç shprehet ai cënon bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës mes shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Nuk do të lejojmë veprime që do të shkaktojnë pasiguri apo jostabilitet në vendin tonë”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari i Kosovës theksoi se Kosova ka marrë masa ndaj destruktivitetit të liderëve institucionalë të Serbisë dhe se kjo nuk duhet të kuptohet si e orientuar kundër serbëve të Kosovës.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar pas bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, e cila pasoi më pas me rritjen e tarifës nga 10 në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia në Kosovë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!