MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Veseli: S’ka arsye për vendimmarrje tjetër ndaj vizave

19.11.2018 - 13:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka arsye të ketë vendimmarrje tjetër, përveç liberalizimit të vizave.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe beson në Bashkimin Evropian.

viza-kosove-konica.al
viza-kosove-konica.al

Kosova e meriton, Kosova beson në Bashkimin Evropian dhe pret vendimmarrje e cila nuk e turpëron Bashkimin Evropian, edhe ajo është që të mbaj fjalën dhe të ketë liberalizim të vizave për qytetarët tanë në fund të këtij viti”, tha Veseli.

Ai bëri të ditur të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për politikë të jashtme, të kërkuar nga opozita. /Konica.al/