MENU
klinika

Nuk duan të paguajnë tatim

Vetëm 11% e biznesit të madh shpërndan dividend

06.11.2018 - 15:12

Vetëm 11% e biznesve të mëdha në Shqipëri shpërndajnë dividend. Arsyeja kryesore është masa e tatimit, prej 15%. Për të mos i paguar tatim shtetit, aksionerët preferojnë t’i mbajnë fitimet në kapitalin e kompanive.

“Ilaçi” që ka gjetur qeveria për t’i nxitur të shpërndajnë dividevdë është ulja e tatimit, nga 15% në 8%. Madje, kjo vlen jo vetëm për fitimin e vitit të ardhshëm financiar, por, dhe për ato të bartura në vite. Sipërmarrjet do të kenë mundësi që të shpërndajnë dividentin e akumuluar ndër vite duke paguar tatimin në masën 8%, vetëm nëse e shlyejnë në gjysmën e parë të vitit që vjen.

Gjatë prezantimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, përballë deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj theksoi se paketa përmban edhe dispozita antishmangie, në mënyrë që bizneset të paguajnë atë që u takon.

Ministri i Financave bëri një pasqyrë të përgjithshme të lehtësive që parashikohen për biznesin si ulja e tatimit mbi dividentin nga 15 në 8 për qind si dhe rritja e kufiri të pagave që taksohen me 23 për qind nga 130 në 150 mijë lekë si dhe reduktim të burokracive.

Ndërsa diskutohej në parim për lehtësitë fiskale të vitit 2019, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe ka gjetur momentin t’i kthejë përgjigje deklaratës së nëkryetares Jorida Tabaku mbi buxhetin dhe paketën, ndërsa i ka bërë apel opozitës të behët pjesë e komisionit dhe të kundërtojë draftin më të rëndëishëm të qeverisë me fakte.

Ndërsa u ndal në tatimin mbi të ardhurat, Braçe u shpreh se në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë që fitojnë nga 10 milion dollarë në vit dhe që nuk meritojnë lehtësi.

Diskutimet për buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2019 do të vijojnë për 3 javë në komisionet kuvendore dhe miratimi në seancë është parashikuar më datë 22 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN