MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Vetëvendosje ‘kërcënon’ Thaçin me protesta

10.11.2018 - 17:06

Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se deputetët janë të shantazhuar dhe në presion nga Qeveria dhe Presidenti, andaj edhe nuk kanë guxim të veprojnë në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit.

Në këtë parti konsiderojnë se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk ndalet sa i përket dialogut me Serbinë, atëherë demonstratat janë të pashmangshme.

Kosovë

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit.

I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën. Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm.

Vizat

Maqedoni

Sipas vlerësimeve të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, 60 për qind e ajrit të ndotur në Tetovë ka qenë si rezultat i punë së kombinatit të “Jugohrom”, e cila punimet i ka ndërprerë që në nëntor të vitit 2016 për shkak të mungesës së vendosjes së stacion filtrave.

Në vitin 2015, përqindja mesatare e grimcave e PM10 në Tetovë ka qenë 298 mikrogramë për një metër kub.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, e cila sipas tij, do të ishte e modelit të Republika Srpska-së.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë me gazetarë në Paris, ku ka shkuar me ftesë të presidentit francez, Emmmauel Macron, për të marrë pjesë në ngjarjet që po zhvillohen për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi konica.al

Serbi

Ideja për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën është folur qysh moti. Por tani shumë më publikisht dhe kjo ide ka ardhur nga vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë ide presidenti i Kosovës thotë se do ta propozojë edhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Në lidhje me këtë çështje, liderë të Luginës së Preshevës tashmë prej disa muajve kanë pasur takime të shpeshta me presidentin.

Kosovë

Thomas Silberhorn (CSU), sekretari i shtetit pranë ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, ka thënë se është detyra e dy vendeve për gjetjen e një konsensusi lidhur me kufirin.

Ai ka shtuar se kjo nuk është gjë e mirë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!