MENU
klinika

Miqësorë dhe tradicionalë

Vijnë tifozët skocezë, akt bamirësie i tyre

15.11.2018 - 16:47

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës së Kombeve. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 20:45, teksa nuk do të mungojnë as tifozët miq.

Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë skocezë, si rrallë ndonjëherë nga tifozët miq, të cilët kanë disa ditë që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë përfituar nga kjo vizitë për t’u njohur me kryeqytetin e më pas kanë udhëtuar në Shkodër.

Ajo që bie më së tepërmi në sy është veshja e tifozëve skoceze. Ata shfaqen në rrugën e Tiranës të veshur me fustanella tradicionale “kilt” dhe me fanellat e kombëtares së tyre.

skocezet ne shqiperi
skocezet ne shqiperi

Mësohet se një grup tifozësh i quajtur “Tartan Army” ka dhuruar një çek prej 5 mijë paund, një fondacioni shqiptar që merret me fëmijët në vendin tonë. Këtë akt bamirësie e bënë së pari “Tifozat Kuq e Zi” në ndeshjen e parë në Glasgoë.

Grupimi ka krijuar prej rreth 15 vitesh një nismë ku shumë prej tifozëve mbledhin fonde gjatë vitit për vizitat që bëjnë në vende të ndryshme dhe, sidomos ato në nevojë, duke dhënë para kryesisht për spitalet apo qendrat që merren me fëmijët që kanë nevojë për asistencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN