MENU
klinika

Paguajnë më pak dëme

Vit i mbarë për siguruesit

26.11.2018 - 13:24

Ky vit deri tani është i mbarë për siguruesit; megjithëse tregu nuk shënon zhvillime domethënëse sa i takon përmasave, të paktën ata po paguajnë më pak dëme. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dëmet për 10-mujorin ranë me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti mes dëmeve dhe primeve ka zbritur sërish nën 30%; për Shqipërinë ky është normalitet, por për shumicën e tregjeve të tjerë europianë është një një raport jo normal.

Linjat e guidës së mbikëqyrësve parashikojnë se të paktën 50% e primeve duhet të shkojnë për të paguar dëme, ndërsa në Shqipëri pjesa më e madhe e shpenzimeve të kompanive shkojnë për nevojat e tyre operative dhe për komisione shitjeje.

Për shembull, sigurimi i detyrueshëm motorrik për përgjegjësitë ndja palëve të treta ka një raport mes dëmeve dhe primeve në masën 25%, nivel tejet i ulët, po të kemi parasysh risqet e larta me të cilat është i lidhur ky lloj sigurimi.

Nga ana tjetër, kompanitë vazhdojnë të kenë miliona euro detyrime ndaj fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Disa prej këtyre detyrimeve janë të bartura prej më shumë se 15 vjetësh. Sipas vlerësimeve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare këtë verë, detyrimet arrinin në rreth 17 milionë euro.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit të jo-jetës realizuan një fitim neto prej 7.5 milionë eurosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


152 viktima në nëntë muaj

Aksidentet, mbi 14 milionë euro dëme