MENU
klinika

Pjesë e qytetërimit evropian

Vizioni i mbretit Zog për një Shqipëri moderne

12.11.2018 - 09:42

Përkthyer nga libri i Owen Pearson Mbreti Zog”.

28 Gusht, 1938

Lord Donegall reportoi në gazetën Sunday Dispatch se pak më parë ai kishte vizituar Mbretin Zog, i cili i kishte dhënë një intervistë. Lord Donegall tha se ai donte të dëgjonte për zhvillimet e shkuara dhe të ardhshme në Shqipëri, mbasi ai mendonte se bota nuk kishte dijeni për arritjet e Zogut mbas kohës që ai ishte bërë mbret.

Mbreti Zog e mirëpriti duke u shprehur se ishte gjithmonë i lumtur të takonte anglezë dhe që e vlerësonte shumë mbështetjen e Britanisë. Mbreti foli kështu si vazhdon më poshtë:

“Më vjen keq të humbasim Gjeneral -Major Jocelyn Percy dhe Kolonel Oakley Hill, dy zotërinj anglez që erdhën në Shqipëri të organizojnë forcën policore dhe tani po dorëzojnë postin e tyre. Gjeneral Percy dhe Koloneli Hill kanë bërë një punë të mrekullueshme në trajnimin e shqiptarëve, po sigurisht e dinim se nuk ishte diçka e përhershme. Ne do të menaxhojmë xhandarmërinë vetë në të njëjtat linja te cilët ata e ndërtuan. Ata mbeten dy burra shumë të respektuar.

Shqipëria u rrit në adoleshencë me ndihmën time. Kjo është tani jeta ime. Unë do të dëshiroja të isha në pozicionin e një tutori për popullin shqiptar, por monarkia është më e përshtatshme për këtë rol dhe gjithashtu ndaj traditave të popullit tim sesa roli i një diktatori.

E para, ju duhet të keni parasysh se Turqia la një boshllëk total mbrapa. Shqipja ishte gjuhë e ndaluar dhe kur unë mora kurorën, ishin vetëm tre shkolla sekondare në të gjithë vendin. Tani ne kemi 800 shkolla dhe arsimi tani është i detyruar, ashtu siç është edhe tek ju.

Ne kemi një program ndërtimi rrugësh. Rruga e re nga Tirana në Durrës ka filluar. Kjo rrugë do të shkojë nga Veriu në Jug të vendit dhe do të jetë një lidhje e vëndeve të pa depërtueshme.

Do hapen rrugë në ato që konsiderohen fushat më të mira për ski. Unë shpresoj që të zhvilloj Sarandën, një qytet të vogël afër Korfuzit, në një resort detar të klasit të parë. Sapo kam qënë atje duke bërë plane nga jahti im.

Gjithashtu, ne kemi edhe një plan për zhvillimin ajror, i cili së bashku me transportin rrugor do krijojë një komunikim të shkëlqyer në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk po ndërtojmë hekurudha, mbasi do të kushtonin miliona dhe do të ishte komplet e panevojshme. Sigurisht, kam edhe një dëshirë të ngutshme të ngre tregtinë dhe të vendos një treg botëror për duhanin tonë.

Tirana në disa vite do të jetë një kryeqytet model. Ju nuk do ta njihni vendin brenda pesë viteve. Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë evropiane në pesë vitet e ardhshme, edhe pse nuk mund të parashikojmë. Por lufta do të ishte një tragjedi për Shqipërinë, tani që ne po mundohemi të dalim nga vitet e gjata të errësirës përpara pavarësisë. Unë jam optimist. Mendoj se shtetet ja kanë frikën njëra-tjetrës se rrezikohen nga lufta”.

Përktheu Matilda Mirakaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi për Daily Telegraph (1928)

Mbreti Zog: Nuk do t’i nënshtrohemi kurrë Italisë


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët