MENU
klinika

Letërsia Artistike

Vladimir Muça nuk ndalet duke sjellë libër të ri

23.11.2018 - 13:19

Shkrimi durrsak për Vladimir Muça vjen si krijim që nuk njeh moshë po hedh mendimet e tij kur është në shtëpi, në ndonjë kafe ku shënon tek-tuk personazhe apo ngjarje të cilat me përpunimin e mëvonshëm dalin në dritë të plotësuara si libra.

Nga librat që ai ka shkruar mund të përmendim libra të tij si ‘’Akuarel’’(poezi), Yje endacakë(poezi), Rrëzëllime, (poezi), Trashëgimtarët (Novela dhe tregime), Kalendoskopi (kritikë ese), ‘’Në gjurmët e ëndrrave’’(Roman), ‘’Ekuinoks’’(Poezi) ‘’Gjeneza e familjes Muça’’ (biografi), ‘’Burimet e jetës’’ (poezi), ‘’Pikëllim në një foto të vjetër’’, ‘’Jeta e dyjëzuar’’ (Novela e tregime), ‘’Pegasiane’’ (Poezi). Unë mendoj (Kritika esse).

Kohët e fundit ai ka botuar një libër me disa tregime nga jeta e tij ku ndër to ka tema dhe fakte mjaft  interesante për t’u lexuar. Ai ka dalë në pension dhe koha për të shkruar për të sjell një refleksion më të fortë për përkujtimet.

Libri “Ankthi i pritjes”, është libri i 13-të i sapo botuar nga ai dhe i 3 në prozë, që është në vijimësinë e punës së autorit nga shumësia e librave që ai ka botuar.

Gjithmonë ai vëzhgimet e mprehta mundohet t’i hedhë në libra për t’ua sjellë të tjerëve ashtu si ai mendon se janë më mirë. Këto vëzhgime të gjata kanë një kohështrirje 25 vjeçare.

Pas dy vëllimeve të para me tregime ky libër vjen ndryshe në konceptim me problemet nga më jetësoret e jetës. Ai përshtatet në dy lloje të zhanreve midis esesë dhe treegimit në impresionet e veta të cilat sjellin mesazh më të fortë për lexuesin.

Këto mendime vijnë hap pas hapi dhe plotësohen në viteve. Gjithashtu këto ese vijnë si impresione nga njerezit që ai ka takuar në jetë.

Siç mendon ai kjo lloj mënyre të shkruari nëpërmjet tregimeve, vjen më për shtat dhe më komod me lexuesit që  pëlqejnë këtë mënyrë.

Shkrimtari Muça flet me imtësi mbi laboratorin krijues të tij dhe ngjizjen e personazheve interesante të këtij libri.

Libri ka shume tregime mbresëlënëse, ai ndër të tjera ka shkruar me emocion për figuren e nënës së tij të ndarë nga jeta dhe në shënime biografike.

Ai nuk ka kohë për t’u ndalur. Tashmë Muça ka çuar në botim një libër të ri poetik si vëllim të 7 me poezi të përzgjedhura,nga 190 poezi brenda në libër janë përzgjedhur 90 të tilla, të shkruara që nga viti 1968 deri në ditët tona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN