MENU
klinika

Klubi shkodran

Vllaznia bashkëpunon me një klub nga Katari

08.11.2018 - 12:11

Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marrëdhënieve të reja me klube të ndryshme, sot u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes KF Vllaznia dhe “Muaither Club” të Katarit.

Ajo është firmosur nga drejtori sportiv i klubit kuqeblu, Engin Firat, dhe drejtori i përgjithshëm i “Muaither Club”, Mahmud Al Mahmud. Kjo marrëveshje dypalëshe synon krijimin e marëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis klubeve.

E para, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta, apo dhe pjesëmarrja në turne të ndryshëm. Po ashtu, parashikohen punë të përbashkëta edhe mes skuadrave të të rinjve apo ndihmë reciproke në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve.

vllaznia
vllaznia

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë klubit të Vllaznisë për krijimin e mundësive të reja zhvillimore, si në aspektin e përgatitjes së ekipit, por dhe të tranfertave të lojtarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN