MENU
klinika

Kategoria e Parë, java 10

Vllaznia “ngjit” Korabin, ndërpritet në Vorë

24.11.2018 - 16:32

U luajtën takimet e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë, Grupi A dhe B. Kryesuesit e Vllaznisë janë rikthyer te fitorja duke mposhtur Korabin me rezultatin 1-2. Golat e Gocajt dhe Gilman Likës i dhanë fitoren skuadrës shkodrane që e sheh veten në kuotën e 25 pikëve.

Fitore e artw edhe për Erzenin e vendit të dytë, që ka mposhtur Ilirinë në transfertë me rezultatin 0-1. Goli i Kandurit i dhuroi fitoren skuadrës shijakase që nuk i ndahet Vllaznisë.

Në sfidat e tjera, Veleçiku barazoi pa gola ndaj Dinamos, ndërkohë që Burreli mposhti 1-0 Besëlidhjen. Sfida tjetër mes Vorës dhe Shënkollit është ndërprerë, teksa vendasit udhëhiqnin me rezultatin 1-0.

U akordua një faull në favor të skuadrës së Vorës dhe gjithçka aty është acaruar duke “shpërthyer” në dhunë. Ndërsa në fushë kanë hyrë edhe pjesëtarë nga pankina e skuadrës së Shënkollit.

GRUPI A

Veleçiku-Dinamo 0-0

Burreli-Besëlidhja 1-0

Kamara 65′ 

Korabi-Vllaznia 1-2

Kovaçi 45+2′ / Gocaj 15′ , G.Lika 89′ 

Iliria-Erzeni 0-1

Kanduri 89′

Vora-Shënkolli 1-0 (E NDËRPRERË) 

Mziu 86′

Nw Grupin B, Lushnja ka fituar lehtësisht 3-0 me Tomorin, ndërsa i njëjti rezultat është regjistruar edhe në Apolonia-Turbina.

Elbasani  ka mposhtur Orikun në shtëpi me rezultat minimal. Takimi tjetër mes Bylisit dhe Egnatias ka përfunduar 2-0 në favor të ballshiotëve. Kujtojmë se nesër do të zhvillohet edhe sfida tjetër mes Besës dhe Pogradecit.

 Lushnja-Tomori 3-0

Taullau 35′, Baze 42′ F.Sefa 59′

Elbasani-Oriku 1-0

Ezike 54′

 Bylis-Egnatia 1-0

Anthony Amos Beji 63

Apolonia-Turbina 3-0

Bakalli 18′, Hysenshahaj 54′ 72 (p)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria e Parë, java 9

Vllaznia pëson humbjen e parë