MENU
klinika

Deklarata

Vrasja e gazetarit arab, princi saudit: Islamist i rrezikshëm

02.11.2018 - 08:37

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman i tha SHBA-së s e konsideron shkrimtarin e vrarë Jamal Khashoggi si një islamik të rrezikshëm, shkruan BBC.

Princi Mohammed thuhet se e tha këtë në një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë pasi Khashoggi u zhduk, por para se Arabia Saudite të pranonte vrasjen e tij.

Arabia Saudite ka mohuar raportet në Washington Post dhe New York Times.

Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij.

kolana e librave

Trupi i tij ende nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të gjejë të gjitha faktet”.

Në fund të muajit të kaluar, Princi Mohammed tha se “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët”.