MENU
klinika

Pista të reja

Vrasja në ish-bllok/ Në kërkim një shtetas tjetër

01.11.2018 - 16:59

Pas ngjarjes së ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-bllokut, ku ndodhi përplasja midis grupit të Ervis Matës dhe partnerit të këngëtares së njohur, Elvana Gjata, pjesë e hetimeve është bërë dhe një tjetër shtetas.

Ajaks Boshnjaku është personi tjetër i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit në lokal Monopol në zonën e ish-bllokut me një të vrarë e dy të plagosur.

Boshnjaku, një emër i padëgjuar më parë në këtë histori, është personi i radhës për të cilin prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, kanë firmosur urdhër ndalimin, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

bllok-vrasje-shtator-konica.al
bllok-vrasje-shtator-konica.al

Kërkimet policore për kapjen e mikut të Matës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.

Ndërsa, vijojnë të jenë ende të paidentifikuar edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në lokalin “Monopol” me pronar Redi Popeskun.

Ky i fundit ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ai refuzon të dorëzojë pistoletën e tij që mban me leje, për të cilën prokurorët kanë dyshime të jetë përdorur në krim. I arrestuari Ervis Martinaj po mbahen nën arrest me afat 30 ditor.

vrasja ne bllok-konica.al
vrasja ne bllok-konica.al

Duke qenë se kjo kohë që i është lënë në dispozicion prokurorisë për të siguruar prova të reja po skadon, nuk dihet ende sesi do të veprojë institucioni i akuzës, për ta mbajtur në qeli të shumëpërfolurin.

Edhe dy të dyshuarit e tjerë, Elion Hato dhe Geldo Hoti, ky i fundit, pjesë e grupit të Ervin Matës, vijojnë të mbahen në qelitë pas dyshimeve për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave.

Në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Mata dhe dy miqtë e tij, komando Meviol Bilo e Fabio Allushi. Listës së të dyshuarve i shtohet tashme edhe emri i Ajaks Boshnjakut.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme