MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Shkodër/ Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak

15.11.2018 - 13:59

Një ditë pas vrasjes së bujshme të Fatos Ferracakut dhe plagosjes së Fatmir Mejajt në Shkodër, sot në mëngjes policia ka shoqëruar në komisariat anëtarin e Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Licin. 

Bëhet me dije se Lici u shoqërua nga efektivët e policisë që në orën 6 të mëngjesit. Lici ka qenë në banesën e tij kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me atentatin e djeshëm.

Që pas shoqërimit dhe deri tani, familjarët e këshilltarit të Bashkisë nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të pasi policia nuk i ka lejuar.  

Ngjarja

Një ditë më parë në merkatën e Rusit u vra 40-vjeçari Fatos Verracaku, kushëri i Arjan Ferracakut, ky i fundit i vrarë në 1 shtator të këtij viti, ndërsa i plagosur mbeti Fatmir Mehaj. Motori me të cilin dyshohet se autorët kryen këtë krim u gjet i djegur në Zooteknikë, pak metra larg banesës së Mustaf Licit.

Gjetja e motorit në afërsi të banesës ka bërë që policia të shoqërojë dje djalin e vogël të tij, ndërsa sot vetë Mustafin.

Sipas burimeve policore, që të dy kanë mohuar se kanë lidhje me vrasjen e Verracakut apo se kanë dijeni rreth autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje.